Ferizajasi vetëplagoset në këmbë, policia i gjen dhe konfiskon armë në shtëpi NULL NULL 16.06.2025 09:32 16.06.2025 09:32 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Një mashkull kosovar në Ferizaj, është vetëplagosur mbrëmë në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e qytetit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka sekuestruar një pushkë ajrore me 223 diabolla dhe një pushkë gjysmë automatike me 71 fishekë, transmeton klankosova.tv. ”Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e qytetit në Ferizaj për shkak se ishte vetë-plagosur në këmbë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetë dhe konfiskuar: një pushkë ajrore me 223 copë municion (diabolla), një pushkë gjysmë automatike me 71 copë fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Është në gjendje të rëndë...” | Padia e Naser Pajazitajt për 1 milion euro kompensim ende pa epilog, flet avokati 1 orë më parë
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 2 orë më parë