Ferizaj, të rinjtë ankohen për mosndërtimin e qendrës rinore (VIDEO)

Ferizaj, të rinjtë ankohen për mosndërtimin e qendrës rinore (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 6 days më parë

Disa të rinj në Ferizaj po ankohen se qendra rinore as pas pesë vjetësh nuk po finalizohet.

Ajo u nis të ndërtohet në kohën kur Komunën e drejtonte Muharrem Svarqa dhe është projekt i komunës me Ministrinë e Kulturës, njofton Klan Kosova.

Sipas të rinjve, po të ishte funksionale qendra do t’i ndihmonte shumë ata për organizime të ndryshme.

Nga komuna e Ferizajt, pranuan se u zvarrit projekti, por zotohen se do të përfundojë për pak muaj.

klankosova.tv