Ferizaj: Sulmohet nga burri, gruaja e mbron veten me mjet të mprehtë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferizaj: Sulmohet nga burri, gruaja e mbron veten me mjet të mprehtë

NULL NULL
16.03.2023 11:05
Rrahje

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur mesditën e djeshme në Ferizaj.

Siç thuhet në raportin policor, një burrë dyshohet ta ketë rrahur gruan e tij, teksa kjo e fundit, me një mjet të mprehtë, në vetëmbrojtje e ka sulmuar burrin e saj duke i shkaktuar lëndime, transmeton klankosova.tv.

Të njëjtit kanë pranuar tretmanin mjekësor.

Derisa në konsultim me prokurorin, viktima është kthyer tek fëmijët e saj, kurse i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.