Ferizaj: Podujeva pritet të vërshohet nga tifozët e zjarrtë të klubit tonë NULL NULL 03.06.2023 21:26 03.06.2023 21:26 Klubi i Futbollit, Ferizaj, ka njoftuar se janë gati për ndeshjen e nesërme ndaj Lirisë, në kuadër të barazhit. Ferizaj thotë se kanë përgatitje të veçantë dhe e gjithë Podujeva sipas tyre, do të vërshohet nga tifozët ferizajas. “Kjo javë ishte e mbushur me organizime; që të vetmin qëllim e kishim prezencën masovike të tifozerisë së Ferizajt në Podujevë”. “Numër rekord i shitjes së biletave, përgatitje speciale nga UJQIT, e mbi të gjitha Podujeva pritet të vërshohet nga tifozët e zjarrtë të klubit tonë”. “FC Ferizaj ju fton edhe juve që ende nuk keni biletë, që nesër të merrni rrugë e të vini në përkrahje të ekipit sepse biletat e tribunës kryesore do të shiten në hyrje të stadiumit”. “UJQIT do të jenë mjeshtrit e spektaklit në tribunë, kurse për spektaklin poshtë do të përkujdesen lojtarët tonë përmes angazhimit deri në atomin e fundit!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.