Ferizaj, pesë të arrestuar për vjedhje të rëndë NULL NULL 09.11.2019 10:41 09.11.2019 10:41 Hetuesit policorë të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë arritur që t’i identifikojnë pesë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së rëndë”, rast ky i ndodhur me datë 03.11.2019 në fshatin Sazli tw Ferizajt. Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale, njofton Klan Kosova. “Të dyshuarit, A.XH. (m/sh/k 19 vjeç), A.M. (m/sh/k 16 vjeç), I.M. (m/sh/k 30 vjeç) , A.TH. (m/sh/k 24 vjeç) dhe A.TH. (f/sh/k/ 30 vjeçare, më datën 03.11.2019, në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës A.M. nga ku kanë vjedhur 36.000 euro dhe stoli ari në vlerë 8.000 euro”. “Gjatë hetimeve është gjetur një sasi e të hollave të vjedhura, të cilat i kishin ndarë mes veti, si dhe të dyshuarit kanë pranuar se stolitë e arit i kanë shitur”. “Gjatë intervistimit dhe në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer. Ndaj katër të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit të mitur 24 orë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 12 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 52 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë