Ferizaj: Nuk respektojnë masat anti COVID-19, rrahje mes qytetarëve dhe zyrtarëve policorë (VIDEO)

Ferizaj: Nuk respektojnë masat anti COVID-19, rrahje mes qytetarëve dhe zyrtarëve policorë (VIDEO)

1 muaj më parë

Dy zyrtarë policorë në rajonin e Ferizajt, janë përballur me sulm fizik ndërsa ishin të angazhuar në planin operativ në kuadër të masave anti COVID-19.

Këtë e dëshmojnë edhe pamjet ku shihet një reagim i ashpër i policisë, meqë hasën në dy qytetarë të cilët nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve në luftën ndaj pandemisë, njofton Klan Kosova.

Lidhur me këtë rast për klankosova.tv, ka dhënë detaje edhe Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

”Rreth orës 21:10 minuta njësitet policore të angazhuara në bazë të planit operativ gadishmëria dhe reagimi ndaj Covid-19 kanë hasur në dy qytetarë që nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve shtetërore”.

”Në momentin kur policia ka kërkuar letërnjoftimet nga ta, ata nuk kanë zbatuar urdhrat e policisë dhe kanë sulmuar dy pjesëtarë të policisë”.

Ai konfirmoi se si pasojë, zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

”Policët kanë marrë lëndime gjatë tentimit për të vu situatën në kontroll. Ata kanë shkuar për tretman mjekësor për çka edhe posedojnë raporte mjekësore”.

Gashi ka bërë të ditur se dy qytetarët janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar.

Të njëjtit janë të moshës 25 vjeçarë dhe ngjarja ndodhi në një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit të Ferizajt, njofton Klan Kosova.