Ferizaj: Nis ndërtimi i një shkolle të mesme NULL NULL 12.10.2018 17:17 12.10.2018 17:17 Komuna e Ferizajt ka njoftuar se është vënë gurthemeli i shkollës së re të mesme në këtë komunë. Në këtë ceremoni, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Arsimit Afrim Llabjani, drejtorët, Kryesuesen e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi dhe me profesorë të shumtë, vunë gurthemelin e kësaj shkolle. Kryetari Aliu, theksoi se kjo shkollë do t’i mundësoj qeverisjes lokale të zbatojë me efikasitet më të lartë reformën e ndërmarr në arsim, si dhe të mundësoj ri-planifikimin e shfrytëzimit të hapësirave shkollore. “Kjo shkollë e mesme do të thotë që do të krijohen dhe do të mundësohen kushte edhe më të mira të punës në mënyrë që të avancohet puna profesionale e profesorëve, mësimdhënësve, por në të njëjtën kohë edhe që nxënësit të kenë kushtet më të mira që të marrin atë që japin mësimdhënësit tanë, profesorët tanë” ka thënë Aliu. Sipas Aliut mbështetja e Komunës nuk do të mungojë edhe për vendet dhe shkollat e tjera të Ferizajt. Ndërkaq ky projekt ka një kosto prej 1 e 800 mijë euro dhe përbëhet nga 29 dhoma mësimi dhe është projekt 3 vjeçar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 6 sekonda më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 15 minuta më parë