Ferizaj, nëntë të dyshuar arrestohen pasi luajtën bixhoz NULL NULL 26.01.2020 10:53 26.01.2020 10:53 Bixhoz Nëntë të dyshuar janë arrestuar sot në mesnatë në fshatin Rahovicë të Ferizajt, për shkak se janë gjetur duke luajtur lojëra të fatit në një lokal pa emër, njofton Klan Kosova. Pas intervistimit tetë prej të dyshuarve që kishin qenë duke luajtur lojëra me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt kurse i dyshuari – që e kishte pas në shfrytëzim lokalin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Sipas raportit të policisë, në cilësi të provave materiale njësitë policore nga të dyshuarit kanë sekuestruar 1088 zhetonë dhe 4 parë letra bixhozi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024