Ferizaj: Lëmoshëkërkuesit 83 vjeçar policia ia merr 1 mijë e 150 euro NULL NULL 10/06/2021 10/06/2021 Policia e Ferizajt, në kuadër të aksionit për të ndaluar lëmoshëkërkuesit, sot ka ndaluar 83 vjeçarin me iniciale S.XH tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 eurosh. Ndaj të moshuarit është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje derisa edhe paratë i janë konfiskuar përkohësisht, deri në një vendim tjetër, pas konsultimit me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka paralajëmruar se do ta vazhdojë këtë aksion, derisa ka apeluar tek qytetarët që nëse hasin në lypësarë ta njoftojnë menjëherë policinë.