Ferizaj: Babai plagos djalin – arrestohet NULL NULL 16.04.2019 08:45 16.04.2019 08:45 Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një plagosje në fshatin Jezercë të komunës së Ferizajt. Bëhet fjalë për një mos marrëveshje mes babait dhe të birit, e cila përfundoi me plagosjen e këtij të fundit, njofton Klan Kosova. Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. “Rreth orës 07:20 ka ndodhur një plagosje. Pas një mosmarrëveshje mes babit dhe djalit të tij është përdorë një armë zjarri ku babai ka plagosur djalin 23 vjeçar në këmbën e djathtë. Viktima është jashtë rrezikut për jetë ndërsa i dyshuari është arrestuar”. Hetime janë duke u zhvilluar rreth rastit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024