Ferizaj: Arrestohet i kërkuari për lëndim trupor - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferizaj: Arrestohet i kërkuari për lëndim trupor

NULL NULL
26.04.2023 09:38
arrestim policia

Pasditen e së hënës në fshatin Pleshinë të Ferizajt, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Ai ka inicialet, F.K mashkull, kosovar, i moshës 55 vjeçare, transmeton klankosova.tv.

I njëjti kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Lëndim i lehtë trupor’’.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera gjyqësore.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.