Ferizaj: 800 euro gjobë ndaj dy shoferëve që tejkaluan shpejtësinë NULL NULL 09.08.2022 09:15 09.08.2022 09:15 gjoba 800 euro gjobë është shqiptuar ndaj dy shoferëve në Ferizaj, të cilët kishin tejkaluar shpejtësinë. M.B, 19 vjeçar kishte vozitur 90 km/h në rrugën “Rexhep Bislimi”, aty ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h. Ndaj tij është shqiptuar, 300 euro gjobë i janë hequr tre pikë dhe i është konfiskuar patentë shoferi për gjashtë muaj. Ndërkaq, në të njëjtën rrugë ndaj A.T, 33 vjeçar, është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 500 euro. Ai kishte vozitur 118 km/h në zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h. Atij po ashtu i janë hequr pesë pikë dhe i është konfiskuar patentë shoferi për një vit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024