Fergusoni i kënaqur me Rashfordin por ka një sugjerim NULL NULL 27.02.2023 16:30 27.02.2023 16:30 Sir Alex Fergusoni është i gëzuar me formën aktuale të Marcus Rashfordit, mirëpo ka thënë që Manchester United ka nevojë për një golashënues ekstra. Ish-trajneri i Djajve të Kuq ishte i pranishëm të dielën në Wembley kur Unitedi e fitoi Carabao Cup, në finalen e së cilës golin e dytë e realizoi i riu nga Manchesteri. “Nuk mendoj që ai është qendërsulmues. Ai operon nga ana e majtë dhe ka qenë fantastik. Finalizimet e tij janë gjithmonë të mira, gjithmonë i mban goditjet poshtë – e që është e rëndësishme për një qendërsulmues – dhe ai është në formë shumë të mirë”, ka thënë Fergusoni për Sky Sports. “Fatkeqësisht, për ne ai është burimi kryesor i golave – do të na duhej edhe një ekstra, mirëpo ai po e bën këtë”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.