Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferdonije Qerkezi: Përmes fotografive dëgjoj zërin e burrit dhe të djemve

NULL NULL
17.05.2019 23:10

Ferdonije Qerkezi e cila ka humbur të gjithë familjen e saj gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se përmes fotografive dhe gjërave tjera komunikon me burrin dhe djemtë e vrarë.

“Këtu ka shumë qetësi dhe me vënien e fotografive në mur i kam zërat e bashkëshortit që më ka thirrë Done, fëmijët më kanë thirrë Abë… jetoj me gjërat e tyre që 20 vjet”.

“Po t`i them dikujt nuk e beson, por i kam nëpër vesh dhe i dëgjoj zërat e tyre, djali më i vogli i shtëpisë vinte gjithmonë kur ishte gjallë dhe bërtiste Abë, i thosha pse po më thirr kështu”, ka thënë Ferdonija për emisionin Blic Interview, transmeton Klan Kosova.

“Unë jetoj në dhomën poshtë dhe gjithmonë më vjen ky zë, ky emër dhe jetoj me këto fotografi. Më kanë thënë shpesh, se pse i kam vendosur këto fotografi, por përmes këtyre fotografive i kam të freskëta fytyrat e tyre – kur i shoh shokët e fëmijëve të mi, nuk besoj se janë rritur kaq shumë, sepse unë djalin e vogël e shoh sikur kur ka qenë fëmijë”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.