Fenomen i pazakontë në Shëngjin, bregdeti mbulohet nga mjegull e dendur NULL NULL 04.07.2025 15:12 04.07.2025 15:12 Foto nga Klankosova.tv Një pamje e pazakontë ka mbuluar bregdetin e Shëngjinit, pas rënies së një mjegulle të dendur. Një fenomen i tillë është parë edhe në Vlorë, ku sipas raportimeve të Top Channel, kjo mjegull vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40 gradë Celsius dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit, transmeton Klankosova.tv. Pamje të bregdetit shqiptar të mbuluar nga mjegulla kanë mbërritur edhe në redaksinë e Klankosova.tv. Derisa, për këtë fenomen, meteorologët thonë se është i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.