Fenerbahçe dënohet nga UEFA për thirrjet e tifozëve pro Putinit NULL NULL 06.08.2022 10:08 06.08.2022 10:08 Fenerbahçe është ndëshkuar nga UEFA pasi tifozët e tyre brohoritën emrin e presidentit rus Vladimir Putin gjatë humbjes në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ndaj Dynamo Kyiv të Ukrainës. Klubi turk u gjobit me 50,000 euro, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. UEFA tha se dënimi ishte për “hedhjen e gjësendeve dhe transmetimin e një mesazhi provokues të një natyre fyese, pra thirrje të paligjshme”. Dynamo Kyiv fitoi ndeshjen në Stamboll 2-1 më 27 korrik, pasi barazoi 0-0 në ndeshjen e parë të luajtur në Poloni për shkak të pushtimit të Rusisë. Në atë kohë, Fenerbahce tha se veprimet e tifozëve nuk përfaqësonin klubin ose “qëndrimin e klubit në asnjë mënyrë”. “Ne i kujtojmë edhe një herë publikut qëndrimin tonë se sporti dhe politika duhet të mbahen gjithmonë të ndara nga njëra-tjetra”, thuhet në një deklaratë. Trajneri i Dinamos, Mircea Lucescu u tha gazetarëve pas ndeshjes se sporti “nuk mund të pranojë sjelljen e tifozëve”. “Nuk prisja këngë të tilla. Është për të ardhur keq”, shtoi ai. Lucescu, një ish-menaxher i kombëtares turke, më vonë refuzoi të marrë pjesë në një konferencë shtypi pas ndeshjes në shenjë proteste për veprimet e tifozëve. Ambasadori ukrainas Vasyl Bodnar tha se incidenti e kishte “trishtuar” atë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.