Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët ukrainas me shfaqje në Nju-Jork për të mbledhur fonde për avionë ushtarakë (VIDEO)

NULL NULL
11.08.2022 15:15

Një grup fëmijësh ukrainas (7-14 vjeç) do të luajnë shfaqjen e tyre, “Mami në Skype”, në teatrin Irondale të Nju-Jorkut këtë fundjavë.

Kjo po bëhet si pjesë e një mbledhjeje fondesh për ushtrinë ukrainase, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Hera e parë kur tetë fëmijët performuan shfaqjen ishte në një strehim nga bombat në Lviv të Ukrainës, vetëm dy muaj pas fillimit të pushtimit rus.

Historia frymëzuese u zbulua nga Terry Greiss, drejtori ekzekutiv i The Irondale Centre, i cili kontaktoi mësuesin e artit të grupit, i kthyer në ushtar aktiv, Oleg Oneshcak.

“Unë po mendoj se kjo është e mahnitshme, derisa bombat që bien ndoshta jashtë dritares, çfarë bëjnë këta njerëz? Ata vendosin të bëjnë një shfaqje. Nëse ka ndonjë gjë që flet për rëndësinë e artit dhe për kulturën e një komuniteti,  atëherë ky është projekti”, tha Greiss.

Oneshcak iu përgjigj menjëherë propozimit të Greiss dhe Irondale kështu mblodhi shpejt fondet për t’i sjellë fëmijët të performojnë në Nju-Jork.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme