Fëmijët që qëndrojnë në kopshte, më të stresuar se ata që rrinë në shtëpi NULL NULL 27.02.2017 12:00 27.02.2017 12:00 Fëmijët e vegjël të cilët kalojnë një kohë të gjatë në kopshte, vuajnë më shumë nga stresi dhe bëhen më të turpshëm. Një studim i ri ka zbuluar se niveli i stresit tek këta fëmijë, është 3 herë më i lartë se sa tek të vegjlit që rrinë në shtëpi. Përderisa fëmijët që rrinë në shtëpi me prindërit e tyre janë më të relaksuar, ata në kujdesin ditor rriten me ankth. Studimi thotë se ata stresohen ngase u mungojnë prindërit e tyre. Stresi në një moshë kaq të re mund të ketë ndikim në mënyrën se si zhvillohet truri i tyre, duke i bërë fëmijët më të turpshëm dhe me më pak vet-kontroll. Mirëpo lajmi i mirë për prindërit që punojnë është se ata mund t’i zbusin efektet e stresit te këta fëmijë, duke kaluar kohë kualitative me ta pasi t’i marrin nga kopshtet, thuhet në zbulimin e Universitetit Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day