Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët që prisnin në radhë për ushqim, vriten nga sulmi izraelit në Gaza

NULL NULL
10.07.2025 12:19
Foto nga Reuters
Foto nga Reuters

Të paktën 15 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë dhe dy gra, janë vrarë në një sulm izraelit pranë një pike mjekësore në Gazën qendrore, thotë një spital atje.

Spitali i Martirëve Al-Aksa tha se sulmi goditi njerëzit që prisnin në radhë për suplemente ushqimore në qytetin Deir al-Balah. Video grafike nga spitali tregoi trupat e disa fëmijëve dhe të tjerëve duke u trajtuar për plagët e tyre, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ushtria izraelite tha se po verifikonte raportet.

26 persona të tjerë u raportuan të vrarë në sulme në vende të tjera në Gaza të enjten, ndërsa delegacionet izraelite dhe Hamasi vazhduan negociatat për një armëpushim të ri dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në bisedimet indirekte në Doha.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.