Fëmijët më të prekurit me Gjëndrën Tiroide - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët më të prekurit me Gjëndrën Tiroide

NULL NULL
02/06/2015

Në Prishtinë po mbahet konferenca e përbashkët e Shoqatës së Endokrinologëve dhe asaj të Biokimistëve Klinikë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjëndrës Tiroide.

Në këtë takim u paraqit shqetësimi për rastet e shpeshta të kësaj sëmundjeje në Kosovë sidomos tek fëmijët nën moshën 5 vjeçare.

Madje drejtuesit e kësaj konference thanë se Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet vende në Evropë që nuk e aplikojnë testin e screningut tek të posalindurit , ndaj ata paraqitën nevojën e domosdoshme që Qendra Klinike Universitare si institucion publik të bëhet me një qendër screningu, transmeton Klan Kosova.

Sipas tyre, edhe Instituti i Biokimisë të jetë sa më funksional në këtë drejtim.

Në këtë takim poashtu u tha se ndër shkaqet e paraqitjes së kësaj sëmundjeje janë mungesa e jodit dhe stresit./Klan Kosova.