Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijet i bërtasin Dodikut: Ku je o hajn? (VIDEO)

NULL NULL
30.10.2023 08:10
Millorad Dodik
Millorad Dodik, president i Republika Sërpska

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje e Hercegovinës Millorad Dodik, nuk kaloi fare mirë gjatë bisedës me fëmijët.

Një video është bërë tashmë virale, teksa gjatë bisedës me vogëlushët ai quhet hajn.

“Gde si lopov?” apo në shqip “Ku je o hajn?”, dëgjohet teksa bërtasin fëmijët në prapavijë.

Ai buzëqeshi me zor pas këtij akti, duke qenë i shqetësuar.

I pari i Republikës Serbe në BeH, ishte i shoqëruar nga Zhelka Cvijanoviq.

Ajo shihet teksa mundohet t’i shpërqëndrojë fëmijet duke i pyetur:

“A jeni regjistruar në fakultet? Është herët apo jo?, dëgjohet duke folur ajo.

Video ishte publikuar në faqen zyrtare të presidencës, por që u fshi më pas.

Millorad Dodik, njihet për qasjen shoviniste edhe ndaj Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.