Fëmijët e lindur pas pavarësisë pikturojnë Kosovën (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët e lindur pas pavarësisë pikturojnë Kosovën (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 21.02.2023 20:41

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita e përbashkët me punime artistike të nxënësve nga Kosova dhe Shqipëria.

Ajo është organizuar nga Ministria e Arsimit për nder të 15-vjetorit të pavarësisë dhe përmban 107 punime, raporton Klan Kosova.

“Ky brez i nxënësve të lindur pas shpalljes së pavarësisë, jeni me fat që po rriteni në liri. Fryma e lirisë shihet qartë në këto punime”, tha ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci.

Shumë krenarë për punën e nxënësve që thonë se shpalos mendjen e tyre të hapur janë edhe autoritetet e Shqipërisë.

“Gjithçka keni punuar, e keni punuar me duar të arta. Në vizatimet e juaja ndjehet aroma e lirisë, me ngjyrat e tyre ndjehet krenari, dhe nga ana tjetër përçoni mesazhin e vazhdimësisë”, u shpreh Hasan Muqa, drejtor në drejtorinë rajonale të arsimit parauniversitar në Lezhë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 15 mars. /Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.