Fëmijët e izoluar qysh nga 14 marsi, kryeministri spanjoll jep lajmin e mirë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët e izoluar qysh nga 14 marsi, kryeministri spanjoll jep lajmin e mirë

NULL NULL
19/04/2020

Të mbajtur brenda në shtëpi që nga 14 marsi, dhe nën masa të rrepta sigurie për të frenuar përhapjen e Covid-19, fëmijët spanjollë më në fund do të lejohen të dalin nga shtëpia.

Kryeministri Pedro Sanchez ka bërë me dije lajmin e mirë, ndërsa shton se rregulli pritet të vihet në zbatim që nga 27 prilli.

Kryetari i bashkisë së Barcelonës, ​​Ada Colau, e cila ka fëmijë të vegjël vetë, këtë javë iu lut qeverisë të lejojë fëmijët jashtë në mënyrë që ata të “marrin pak ajër të pastër”.

Sanchez tha se Spanja kishte lënë pas “momentet më ekstreme duke ia dalë të kufizonte sulmin brutal të pandemisë”.