Fëmijet e “Home Alone” nuk njihen në ribashkimin e parë pas 30 vjetësh NULL NULL 11.12.2024 08:47 11.12.2024 08:47 Fëmijët e filmit “Home Alone” janë ribashkuar për herë të parë në tre dekada. “Home Alone” – filmi që shfaq Kevin McCallister (Macaulay Culkin) që mbron shtëpinë e tij kundër hajdutëve, ka qenë një element kryesor festiv që kur doli në kinema në vitin 1990. Kasti origjinal nuk ka pasur një takim që nga viti 1990. Ndaj të hënën, Kristin Minter, Devin Ratray dhe Michael C Maronna, i njohur si vëllezërit e motrat e Kevinit, Linnie, Buzz dhe Jeff u ribashkuan me kushërinjtë e tyre në ekran Heather dhe Rob, të luajtur nga Kristin Minter dhe Jedidiah Cohen, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, pati një mungesë të dukshme pasi Macaulay, 44, fatkeqësisht nuk ishte i pranishëm. Pjesa tjetër e “bandës” u shfaq së bashku për një takim special dhe përshëndetje me fansat në Pandora’s Box Toys & Collectibles në Lafayette, Neë Jersey të dokumentuar në një foto në Instagram. Shihni foton më poshtë: View this post on Instagram A post shared by Pandoras Box Toys & Collectibles (@pandorasboxtoysandcollectibles) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.