Lajmet e fundit
Veterani i UÇK-së, Besnik Lajqi, në emisionin “Kosova Today”, ka pretenduar se mercenarë nga Danimarka, Finlanda e Suedia ishin pjesëmarrës në masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë.
Ai thotë se këta mercenarë kanë djegur, vrarë, e madje prerë edhe fëmijë gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
“Ata kanë qenë mercenarë, të cilët nga kufiri ku kanë shku ata, i kanë marrë dhe i kanë çu në Beograd dhe i kanë ushtruar në kampe të ndryshme. Pastaj i kanë çu në Kosovë, në vendet në kufij mes Prishtinës, dhe ata kanë hy nëpër fshatra, kanë masakruar, kanë plaçkitur, kanë vjedh”, u shpreh Lajqi.
“Unë e kam edhe një plis, ku është djeg kufoma dhe iu ka djeg gjysma e plisit. Kam parë fëmijë të prerë, kam parë shumë gjëra, që e kam pasur problem të rehabilitohem për shumë vjet. Këta [mercenarë] kanë qenë bashkëpjesëmarrës. Kanë hy nëpër fshatra, i kanë masakruar, i kanë vra, i kanë djeg, ne si popull nuk ua patëm borxh që me ardh prej atje dhe me na masakru neve”, u shpreh ai.