Fëmija i mbijeton transplantit të mëlçisë dhe koronavirusit para njëvjetorit të lindjes

Fëmija i mbijeton transplantit të mëlçisë dhe koronavirusit para njëvjetorit të lindjes

NULL NULL
1 month më parë

Një fëmijë njëvjeçar po quhet “fëmija mrekulli” pasi i mbijetoi COVID-19 dhe një transplanti të mëlçisë brenda dy muajve.

Kasen Donerlson, nga Sirakuza, New York, i cili mbushi një vit të enjten, u infektua me koronavirus ndërsa vuante nga një sëmundje në mëlçi dhe po priste të bëhej i disponueshëm dhurimi i organit.

Kasen Donerlson

Njëvjeçari u bë me mëlçi të re më 3 janar dhe do të dalë nga spitali pas shërimit të tij të dyfishtë.

Nëna e tij, Mitayah Donerlson, 33 vjeçare, thotë se mëlçia e re e djalit i ka dhënë një jetë të re dhe i lejoi atij të përpiqet të qëndroj më këmbë për herë të parë.

Kasen lindi më 14 janar të vitit të kaluar me peshë të shëndetshme por tregoi shenja të hershme të problemeve me frymëmarrje. Ai kaloi disa ditë në njësinë e kujdesit intensiv.

Mitayah and Kasen Donerlson