12:59, 11 Shkurt 2019

Marouane Fellaini e ka konfirmuar që Paris Saint-Germain kishin dashur ta transferojnë në verën e vitit 2018.

“A kam mundur të nënshkruaj për PSG-në verën e kaluar? Po. A do të pëlqeja të luaja për PSG-në? Po”, ka thënë Fellaini.

“A ishte Thomas Tuchel ai që nuk deshi që unë të shkoj aty? Jo”.

Megjithatë, belgu kishte zgjedhur që t’i kalonte edhe gjashtë muaj te Djajtë e Kuq para se të largohej në drejtim të Kinës.