Fejohet Scarlett Johansson NULL NULL 20.05.2019 10:00 20.05.2019 10:00 Scarlett Johansson dhe Colin Jost duket se do të martohen së shpejti. Pas dy vjetësh lidhje dashurie, çifti janë fejuar. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i aktores Marcel Pariseau për Associated Press i cili ka thënë po ashtu se data e martesës nuk është caktuar akoma. Johansson dhe Jost e kishin bërë debutimin e tyre publik si çift në muajin nëntor të vitit 2017. Kjo martesë do të jetë e para për yllin e “Saturday Night Live” derisa për Johansson e treta. 34 vjeçarja e ka finalizuar divorcin me bashkëshortin e saj të dytë Romain Dauriac në muajin shtator të vitit 2017. Ish-çifti kanë një vajzë katërvjeçare Rose. Johansson ka qenë gjithashtu e martuar me aktorin Ryan Reynolds për më shumë se dy vjet – nga muaji shtator i vitit 2008 deri në muajin dhjetor të vitit 2010. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.