Federer operon këmbën, s’do të marrë pjesë në French Open NULL NULL 20.02.2020 12:03 20.02.2020 12:03 Fituesi i 20-fishtë i Grand Slam, Roger Federer, ka njoftuar se nuk do të paraqitet në French Open që do të mbahet vitin tjetër për shkak të një operimi në gju. Zvicerani i është nënshtruar operimit kirurgjik ditën e djeshme në shtetin e tij, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova. “Gjuri im i djathë me bezdiste ngapak”, ka shkruar 38 vjeçari në Twitter. “Shpresoja se do të kalonte, por pas ekzaminimeve dhe diskutimit me ekipin tim, vendosa që t’i nënshtrohem operimi”. “Si rezultat i kësaj, fatkeqësisht do të mundojë në Dubai, Indian Wells, Bogota, Miami dhe në French Open”. Ai në fund të tekstit të tij ka falënderuar përkrahësit e vetë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.