Federer, në çerekfinale të Indian Uells NULL NULL 15.03.2018 09:55 15.03.2018 09:55 Roger Federer është kualifikuar në çerekfinale të turneut “Indian Uells” pas fitores së pastër ndaj Jeremy Chardy-t. Numri një në botë e mposhti francezin 2:0 në sete, 7:5 dhe 6:4. Zvicerani është i pamposhtur në vitin 2018, duke fituar 15 takime, dhe duke rrëmbyer dy tituj, Australian Open dhe Rotterdam Open. Ky është starti më i mirë sezonal i Federerit që nga viti 2006, ku kishte fituar 33 nga 34 ndeshjet që i kishte zhvilluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.