Federer drejt fitores se 85-të në karrierë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Federer drejt fitores se 85-të në karrierë

NULL NULL
02.05.2015 16:09

Roger Federer është kualifikuar për në gjysmëfinalet e turneut ATP në Stamboll, pasi mundi spanjollin Daniel Gimeno-Traver pas tre setesh të premtën dhe i duhen edhe dy ndeshje për të arritur në fitoren e 85-te në karrierën e tij.

Zvicerani Federer, N.2 botëror, ka fituar ketë vit turnete në Brisbane dhe Dubai, ndërkohë që ka realizuar 17 fitore në Grand Chelem.

Në gjysmëfinale, Federer do të ndeshet me argjentinasin Diego Schwartzmann, i cili fitoi ndaj kilianit Santiago Giraldo, 0-6, 6-2, 6-2.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale do te vihen përballe bullgari Grigor Dimitrov, fitues ndaj kroatit Ivan Dodig, 6-4, 6-3, dhe uruguajani Pablo Cuevas, i cili mundi brazilianin Thomaz Bellucci, 7-5, 6-3.