9:38, 20 Shtator 2019

Federata Skitare e Kosovës kërkon ndërhyrjen emergjente të shtetit për ndaljen e punimeve të hidrocentraleve nëpër qendrat e skitarisë në Kosovë.

Kjo federatë i ka pritur me shqetësim të madh ndërhyrjet që po bëhen në ndërtimin e hidrocentraleve në qendrat turistike skitare të Kosovës, siç janë Brezovica, Brodi, Deqani e Rugova, në të cilat përfaqësohet edhe sporti i skitarisë, njofton Klan Kosova.

“Bordi Ekzekutiv i FSK-së, në emër të dhjetëra klubeve të skitarisë, qindra sportistëve, konstaton se ndërtimi i këtyre hidrocentraleve do të shkaktojë pasoja të mëdha dhe të pariparueshme në qendrat turistike dhe skitare në vend”.

“Mungesa e ujit në këto asete të mëdha të Kosovës, do të sillte ndërprerjen e garave të shumta të skitarëve së Kosovës, do të paralizonte komplet qendrat e skijimit, do ta ulte vlerën e këtyre qendrave në procesin e privatizimit, do të ulte veprimin e shumë bizneseve dhe do ta zvogëlonte në masë të madhe numrin e vizitorë në këto qendra”.

“Federata Skitare e Kosovës pas inspektimit të vendit të ngjarjes, ku janë duke u zhvilluar punimet në Qendrën Skitare në Brezovicë, konstaton se përkundër protestave të qytetarëve dhe bizneseve të kësaj zone, punimet ende nuk janë ndalur”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të FSK-së.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë