Federata e Sindikatave mbështet grevën e shërbyesve civilë në kryeministri NULL NULL 06/09/2018 06/09/2018 Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë (FSSHC) ka përkrah kërkesat e shërbyesve civilë në Kryeministri, të cilët ditë më parë kanë hyrë në grevë për të kërkuar të drejtat e tyre legjitime për të kërkuar mos diskriminimin brenda institucionit ku ata punojnë. “Kërkesat e grevistëve, sipas FSSHC-së, janë të arsyeshme dhe të drejta për të kërkuar mos diskriminimin në paga për shumicën e shërbyesve civilë, që tashmë janë reflektuar nga Vendimi i Kryeministrit për ngritje të pagave për një pjesë të stafit të tij dhe disa njësive brenda njësive të Zyrës së Kryeministrit. Ky vendim nuk i trajton në mënyrë të barabartë pozitat nëpër njësi, por që denigron dhe demotivon një pjesë të madhe të shërbyesve civilë, të cilët dallojnë shumë në pagë brenda një institucioni, konkretisht në njësitë në Zyrën e Kryeministrit”, thuhet në njoftimin e kësaj federate.
Lajme Ekonomia gjermane do të humbasë 265 miliardë dollarë deri në 2030-ën, shkak lufta në Ukrainë 3 minuta më parë
Kosova Ua morën 6 mijë euro klientëve që ua vodhën kartelat, aktakuzë ndaj dy personave 27 minuta më parë