Federata e Pingpongut e Kosovës paraqitet denjësisht në Kongresin e ETTU-së NULL NULL 09.09.2019 14:58 09.09.2019 14:58 Gjatë Kampionatit Europian “Liebherr 2019 ITTF- European Table Tennis Championships” i mbajtur në qytetin Nantes të Francës, është mbajtur edhe kongresi i rregullt i ETTU-së, ku Federata e Pingpongut e Kosovës është përfaqësuar nga Presidenti Nehat Citaku dhe Kastriot Orana, Anëtar i Bordit përgjegjës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në FPPK. Në kuadër të Kampionatit Europian i cili është mbajtur nga data 3 deri më 8 shtator, në qytetin e bukur të Nantes, kuvendarët e ETTU-së janë takuar me datën 4 shtator 2019, ku janë diskutuar shumë pika, duke përfshi buxhetin, programin zhvillimor si dhe përditësimin e statutit të ETTU-së, njofton Klan Kosova. “Në këtë kongres, Kosova është përfaqësuar nga Presidenti Nehat Citaku dhe Kastriot Orana, Anëtar i Bordit përgjegjës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në FPPK, ku kanë qenë më të zëshmit gjatë prezantimit të programit zhvillimorë të pingpongut në Europë”. “Pas kongresit të ETTU-së, delegatët kosovar kanë zhvilluar takim me Drejtorin Ekzekutiv të Federatës Botërore të Pingpongut, Steve Dainton, dhe zëvendëspresidenten e ITTF-it, Petra Sorling, ku morën përkrahje për realizimin e projektit të akademisë rajonale të pingponut me seli në Prishtinë”. “Pjesë e Kampionatit Europian ishte edhe punëtoria ‘Working Together to Deliver High Level Quality European Events’ e udhëhequr nga Elena Dubkova dhe Jonny Cowan, menaxher i marketingut të Federatës Botërore”. “Gjatë punëtorisë u diskutuan sfidat që kanë federatat sportive, dukë marrë parasysh angazhimin e të rinjve në lojërat elektronike, sfidat e organizimeve të eventeve ndërkombëtare të nivelit të lartë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.