Lajmet e fundit

Federata e Boksit të Kosovës ka reaguar pasi Donjeta Sadiku siguroi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare.
Sadiku fitoi ndaj Kristina Kuluhovës, ruses që përfaqësonte Serbinë në këto gara.
“Sot, më 27 gusht, në finalen e kategorisë 60 kg, boksierja kosovare Donjeta Sadiku u përball me boksieren nga Serbia, Kristina Kuluhova. Donjeta e nisi duelin në mënyrë të shkëlqyer, duke dominuar që në raundin e parë dhe duke e fituar atë bindshëm me rezultat 5:0”, shkruan FBK-ja.
“Në raundin e dytë, Sadiku vazhdoi me ritëm të lartë, duke e goditur kundërshtaren me aksione të forta dhe precize. Pas një dëmtimi të pësuar boksierja serbe, mjeku kujdestar ndërhyri dhe kërkoi ndërprerjen e duelit”.
“Si rezultat, Donjeta Sadiku u shpall fituese dhe fitoi medaljen e artë, duke u kurorëzuar kampione e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026”.
“Një tjetër sukses i madh për boksin e Kosovës dhe për sportisten tonë të suksesshme, e cila edhe një herë ngriti lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.