Federata e Bilardos dhe Federata e Muay Thai mbështeten me nga 20 mijë euro secila NULL NULL 05.06.2019 15:15 05.06.2019 15:15 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi edhe me dy federata sportive. Memorandumet e sotme u nënshkruan me Federatën e Bilardos së Kosovës dhe me Federatën e Muay Thai të Kosovës, të cilat u mbështetën me vlerë financiare 20 mijë euro secila. Në bazë të këtyre memorandumeve, federatat janë të obliguara që këto mjete t’i shfrytëzojnë për realizimin e politikave të tyre programore. Me këtë rast Gashi tha se përkrahja financiare për këto federata sportive është në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve për përkrahjen financiare të federatave sportive të Kosovës. “Ne si Ministri e Sportit jemi të përkushtuar që t’ju krijojmë lehtësira federatave sportive, në mënyrë që ato t’i realizojnë me suksese planet dhe objektivat e tyre për të sjellë rezultate në sportin kosovar”. tha ministri Gashi. Ndërkaq, përfaqësuesit e këtyre federatave falënderuan Gashin për mbështetjen e vazhdueshme që u bëhet atyre si dhe sportit kosovar në përgjithësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë