Federata Botërore e Xhudos me statujë nga bronzi për Majlinda Kelmendin NULL NULL 18.07.2019 23:18 18.07.2019 23:18 Federata Botërore e Xhudos po planifikon të ndërtojë një statujë nga bronzi për Kampionen tonë Olimpike, Majlinda Kelmendi. Lajmin e ka konfirmuar trajneri, Driton Kuka, i cili thekson se i gjithë projekti do të ndihmohet nga kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer. Postimi i plotë i Kukës: “Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në Botë për të punuar statujen e bronztë për Kampionen tonë Olimpike! Çdo gjë do kryhet sai përket anës financiare nga Federata Botërore,unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë. Shpresoj që për Majlinden të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryevepren që do vij nga New York së shpejti …” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë