FC Ferizaj i Lulzim Abazit me rezultate impresive NULL NULL nga Emanuell Syla 13.03.2023 18:44 nga Emanuell Syla 13.03.2023 18:44 Skuadra që drejton ka formën më të mirë në stinorin pranveror. Ferizaj ka pasur këndellje të fortë, duke ikur nga pozita e fundit në tabelë, në të cilën ishte për një kohë të gjatë. Pse ndodhi kjo seri pozitive, tregoi të dielën në Sports Show Lulzim Abazi. Përkundër rezultateve jo të mira muaj më parë, Abazi kreu në përpikëri të gjitha përgjegjësitë që i takuan, e kjo këto ditë, ka nisur të shpërblehet. I pari i klubit të Ferizajt synimin kryesor sivjet e ka ikjen nga rënia dhe pozita e barazhit, në të cilin vend aktualisht është ky klub, pra në të tetin.