FC Drita kthehet në Kosovë, sot vendoset për fatin e ndeshjes në Champions

FC Drita kthehet në Kosovë, sot vendoset për fatin e ndeshjes në Champions

1 muaj më parë

Drita ka konfirmuar që sot janë kthyer në Kosovë me kërkesë të shtetit zviceran para se të karantiohet i gjithë klubi për dhjetë ditët në vazhdim.

Ndërsa UEFA ka njoftuar se sot (12.08.2020) nga Komisoni i Disiplinor i UEFA-s do të vendoset për fatin e ndeshjes ndaj Lindfield.

Njoftimi i plotë:

“Prishtine, 12.08.2020

Klubi jone FC DRITA sapo ka arritur në Kosovë. Me kërkesë të shtetit zviceran, na është kërkuar që ta lëshojmë vendin e Zvicrës para se te karantinohëmi për 10 ditët e ardhshme. Organizatori UEFA ka bërë përpjekje që ndeshja të zhvillohet por që ka qenë e pamundur nga autoritetet zvicerane.

Me t’u marrë ky vendim, në koordinim me organizatorin e kompeticionit është vendosur që ndeshja mos të zhvillohet dhe ne të kthehemi në Kosovë.

UEFA gjithashtu na ka njoftuar që për fatin e ndeshjes ndaj Linfield FC do të venodset sot (12.08.2020) nga Komisioni i Diciplines së UEFA-së.

Rregullat e UEFA-së ishin të qarta që nëse një lojtarë rezulton pozitiv, lojtari do të izolohet dhe pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdoj me ndeshjet, ndërsa kjo rregullore ka ra ndesh me rregullat e shtetit zviceran, për të cilën gjë është dashur që ta mendojë mirë organizatori i kompeticionit që mos të na shfaqen probleme të tilla.

Klubi jonë FC DRITA është tejet optimist që do të gjendet një zgjidhje nga UEFA në mënyrë që mos të dëmtohet asnjë skuader.”