FBK e dënon Bashkimin pas incidentit në ndeshjen ndaj Yllit NULL NULL 17.12.2024 18:27 17.12.2024 18:27 Përballja e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll në mes të Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit përfundoi me incident. Ndeshjen e cila u zhvillua të dielen në Prizren e fitoi Ylli me rezultat 72:69. Me të përfunduar ndeshja, në fushën e lojës kanë hyrë disa tifozë të skuadrës prizrenase. Brenda parketit u krijua një tollovi, ndërsa Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se tifozët e Bashkimit kanë dashur të sulmojnë personat zyrtarë të ndeshjes. “Pas përfundimit të lojës disa pjesëtarë të tifo-grupit ‘Arpaxhikët’ kanë hyrë në fushë duke tentuar sulmin ndaj treshes së gjyqtarëve dhe tavolinës zyrtare”, njofton FBK-ja transmeton Klankosova.tv Drejtësinë në këtë lojë e ndanë referët Artan Gashi, Amar Gjekoviq dhe Dren Pudarolli. Me këtë rast, Bashkimi është dënuar me 1000 euro dhe një ndeshje pa shikues, sipas nenit 51.18 të Propozicioneve të Garave. Ky nen parashikon këtë gjobë për “tentim të sulmit fizik ndaj lojtarëve, zyrtarëve të klubeve, gjyqtarëve, vëzhguesit apo personave zyrtarë nga persona jozyrtarë”. Po ashtu klubi nga Prizreni u gjobit edhe me 500 euro për “hedhje të gjësendeve të forta në fushë të cilat mund të shkaktojnë lëndime të lehta”. Thuhet se në fushën e lojës është hedhur një mjet i fortë, ndërsa nuk është saktësuar se për çka bëhet fjalë. Bashkimi është duke luftuar për titull të kampionit, ndërsa ka mbetur dy pikë prapa Trepçës, pas disfatës nga Golden Eagle Ylli. Trepça udhëheq me 22 pikë, ndërsa Bashkimi i ka 22. Ylli tani është i treti me 19 pikë. Ekipi prizrenas në xhiron e ardhshëm është mysafir i Sigal Prishtinës, ndërsa pa shikues do ta luajë derbin me Pejën, që i takon xhiros së 14-të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Basketboll Nis sezoni pranveror i basketbollit, të gjitha ndeshjet ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova 07/01/2025