FBI kërkoi dokumente për armë bërthamore në rezidencën e Trump NULL NULL 12.08.2022 08:05 12.08.2022 08:05 Beteja e Donald Trump me FBI ka shkuar në një nivel tjetër, pasi agjentët e shërbimit amerikan, sipas Washington Post, në vendpushimin e Trumpit kanë kërkuar dokumente të klasifikuar në lidhje me armët bërthamore. Siç shkruan CNN, agjentët nuk i përshkruan dokumentet në detaje dhe as nëse ato kishin të bënin me armët bërthamore që i përkisnni ShBA-së apo një kombi tjetër. Por nëse rezulton se Trump ka marrë një material të tillë nga Shtëpia e Bardhë, do të ngrinte pyetjen se përse një ish-presidenti do të kishte nevojë për sekrete të tilla të ruajtura nga afër pas largimit nga detyra, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Mundësia që një material i tillë të mbahej në një objekt të pasigurt, ku mysafirët shkojnë e vijnë dhe ku do të ishte potencialisht i prekshëm nga depërtimi i një shërbimi të huaj inteligjent, do të alarmonte zyrtarët qeveritarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Emmerson: Specialja s’ka paraqitur prova se Veseli ndërhyri në drejtësi 20 sekonda më parë
Lajme Putin: Rritja e popullsisë ruse do të jetë qëllimi ynë për dekadat e ardhshme 15 minuta më parë