FBI jep 20,000 dollarë shpërblim për gjetjen e stërgjyshes së rrëmbyer në Meksikë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FBI jep 20,000 dollarë shpërblim për gjetjen e stërgjyshes së rrëmbyer në Meksikë

NULL NULL
20.03.2023 09:46
gruaja e rrembyer

Një stërgjyshe, e cila e ndan kohën e saj midis shtëpisë së saj në Los Angeles dhe një shtëpie në Meksikë, është rrëmbyer dhe FBI-ja po ofron një shpërblim prej 20,000 dollarësh për ta gjetur atë.

Maria del Carmen Lopez është zhdukur që nga 9 shkurti, kur dyshohet se u rrëmbye nga shtëpia e saj në Pueblo Nuevo, Colima, Meksikë. 63-vjeçarja është shtetase amerikane me origjinë hispanike.

Shpërblimi i FBI-së është për informacionin që çon në vendndodhjen fizike të Lopez.

Familja e Lopez tha se u kontaktua dhe u thanë të paguajë një shumë të madhe për shpërblim në këmbim të saj. Ata besojnë se ajo u rrëmbye nga shtëpia e saj nga njerëz të armatosur të veshur me maska, përcjell Klankosova.tv

Lopez është nënë e shtatë fëmijëve dhe ka rreth 10 vjet që jeton në Meksikë me burrin e saj. Ajo i rriti fëmijët e saj në Los Angeles. KTLA 5 raporton se bashkëshorti i Lopezit ishte te mjeku në momentin e rrëmbimit të saj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS