Fatos Nano hedh në gjyq Veliajn - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fatos Nano hedh në gjyq Veliajn

NULL NULL
10/11/2015

Ish-kryeministri Fatos Nano çon në gjykatë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Nano mësohet se do të përballet në gjykatë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, pas padisë së ngritur prej tij.

Shkak është bërë një vendim i Bashkisë për të prishur kontratën me “Joy Travel” dhe restorant “Pulëbardha”, dy biznese që kanë marrë ambiente me qira në stadiumin “Selman Stërmasi”. Dy bizneset janë në emër të bashkëshortes së ish-kryeministrit, Xhoana Nano.

Sipas televizionit “News 24”, administrator i “Joy Travel” dorëzoi sot në gjykatën e Tiranës padinë, ku kërkon anulimin e urdhrit të Bashkisë.

Ndërsa Bashkia e Tiranës, përmes kreut të Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse, ka dërguar njoftimin për zgjidhjen e kontratës.

“Në kushtet ku shoqëria “Joy Travel” nuk po e përdor sendin për qëllimin si lokal shërbimi me sistem pune 24 orëshe në shërbim të udhëtarëve, Bashkisë së Tiranës i lind e drejta të kërkojë zgjidhjen e kontratës para afatit të përcaktuar (20 vite). Me përmbushjen e afatit paraprak të njoftimit me shkrim (15 ditë), Bashkia e Tiranës e konsideron kontratën e qirasë të zgjidhur”, thuhet në njoftimin e bashkisë./Shekulli