Faton Klinaku thotë se Blerim Ramadani bëri shumë mirë që u arratis NULL NULL 15.08.2024 14:50 15.08.2024 14:50 Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, deklaroi se Blerim Ramadani bëri shumë mirë që u arratis, pasi sipas tij, nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi. Me anë të një postimi në Facebook, Klinaku tutje u shpreh se “shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar fletë-arrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhrat e Vuçiqit”. “Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, shtoi tutje Klinaku. Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili u arrestua muajin e kaluar në kufirin Kosovë-Maqedoni me urdhër të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë, është arratisur nga arresti shtëpiak ku qëndronte në shtëpinë e të afërmve në Maqedoni të Veriut. Blerim Ramadani u arratis pas aktvendimit që e kthente në paraburgim në Shutkë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 19/09/2024