Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fatmira Hajdari: Azemin dy herë e kam parë duke qarë – njëra ishte kur nisi lufta në Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
27.05.2023 21:35
azem hajdari

Dashuria e madhe që martiri i demokracisë në Shqipëri, Azem Hajdari kishte për Kosovën është e pamohueshme. Lidhjet e tij me presidentin Rugova, me komandantin Adem Jashari e edhe me figura të tjera, e bëjnë të padiskutueshëm kontributin e tij qysh para fillimit të luftës e deri më 12 shtator 1998, kur edhe u ekzekutua.

Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, është transmetuar për herë të parë një bashkëbisedim i realizuar para disa viteve me gruan e Azemit, Fatmirën. Ajo si rrallëherë foli për atë kohë të jetës së saj, të cilën e kaloi me shumë vështirësi duke përfunduar me humbjen më të madhe për të, Azemin.

Mes ngjarjeve që ajo rrëfeu nuk kishte se si të mungonin rrëfimet që dëshmojnë lidhjen e Azemit me Kosovën, dashurinë e madhe që ai kishte për Kosovën, ani pse nuk e kishte vizituar kurrë.

Fatmira në këtë rrëfim tha se vetëm dy herë e kishte parë Azemin teksa qante: atëherë kur i vdiq nëna dhe kur filloi lufta në Kosovë. Gjithashtu, ajo shtoi se Azemi ishte politikani i parë shqiptar që strehoi 10 kosovarë në kohën kur ata u dëbuan nga Kosova dhe u vendosën në vijën kufitare me Shqipërinë.

Por, a ia ktheu Kosova këtë respekt Azemit?

Sipas Fatmirës, nuk ia ktheu. Madje ajo shprehet tejet e prekur teksa tregon si e përjetoi lajmin se rrugës “Beogradi” në Shkup do t’i vihet emri “Azem Hajdari”.

Emisioni i plotë:

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.