18:10, 18 Shtator 2019

Nsima Socialdemokrate ka zhvilluar sot aktivitetin politik në Podujevë.

Aty u prezantuan kandidatët për deputetë të kësaj ane, Fexhrije Konushevci dhe Xhemajl Hasani.

Kreu i Nismës, njëherit edhe kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR, Fatmir Limaj tha se mbështetja për projektin e tyre “Bashkë për Shtetin” po zgjerohet në çdo cep të vendit.

“Mobilizim i jashtëzakonshëm kudo për të kontribouar në fitoren e madhe në zgjedhjet e 6 tetorit. Podujeva dhe llapjanët janë bërë bashkë për ta mbështetur projektin tonë dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë dhe të Nismës në përgjithësi. Nisma dhe partnerët e saj do të shënojnë fitore madhështore në zgjedhjet e 6 tetorit” ka shkruar Limaj në Facebook.

Konkurs Pune

Lexo më shumë