Fatmir Limaj: S'ka shans të mbyllet Gjykata Speciale, pa u hetuar krimet serbe të kryera në Kosovë

Fatmir Limaj: S’ka shans të mbyllet Gjykata Speciale, pa u hetuar krimet serbe të kryera në Kosovë

NULL NULL
2 muaj më parë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova duhet ta ngris zërin pasi nuk ka asnjë shans që Gjykata Speciale të mbyllet pa u hetuar çdo masakër e kryer në Kosovë nga forcat serbe.

Sipas tij kjo mund të jetësohet, vetëm se kërkohet angazhim në shoqëri dhe pohon se ai do të qëndrojë çdoherë prapa kësaj teme, përcjellë Klan Kosova.

”Përgjegjës i politikave të RTS-së në kohën e luftës ka qenë Aleksandër Vuçiq, sepse ka prodhuar lajme false dhe ka nxitur urrejtje, kriminelët i ka nxjerrë dhe po vazhdon t’i nxjerrë si heronj”.

Ai në televizionin publik ka shprehur pakënaqësinë ndaj Gjykatës Speciale meqë thotë se zëdhënësi i lirisë së Kosovës gjendet në Hagë, ndërsa zëdhënësit e krimit gjenocidial gjenden të lirë në Serbi.

”Pra, zëdhënësi i këtij televizioni famëkeq është president, ndërsa zëdhënësi i lirisë është në Hagë. Jakup Krasniqi i ka shërbyer një politike, zëdhënës i një populli çlirimtar që ka dashur vetëm lirinë, ndërsa Vuçiq e Daçiq kanë qenë zëdhënës të krimit e gjenocidit ndaj shqiptarëve”.

Tutje ish-komandant Çeliku ka shtuar se është krenar për periudhën që ka kaluar me ata njerëz që sot janë në Hagë dhe bashkë me ta ndjehen krenarë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovën.

Sipas tij, sa herë që u bënë bashkë ka fituar Kosova.