Fatmir Limaj përmbyll aktivitetin politik për sot në Shtime NULL NULL 17.09.2019 21:51 17.09.2019 21:51 Nisma Socialdemokrate ka përmbyllur tubimet për ditën e sotme në Shtime. Kreu i kësaj partie Fatmir Limaj kërkoi angazhim maksimal në përkrahje të projektit “Bashkë për Shtetin”. “Shtimja në kohë është rreshtuar në mbështetje të Nismës dhe pres që fitorja jonë e madhe ta mbajë vulën edhe të këtij qyteti. Në këtë tubim u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë nga kjo komunë të cilët meritojnë mbështetje nga të gjithë” ka shkruar Limaj në Facebook. Këtë tubim dhe atë në Lipjan, Endrit Shala i cilësoi mbreslënës. “Bashkë për shtetin edhe në Lipjan e Shtime” ka shkruar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.