19:40, 12 Shtator 2019

Koalicioni Nisma-AKR-PD, kanë nominuar sot Fatmir Limajn, kandidat për Kryeministër të Kosovës.

Në fjalën e tij të rastit në konventën e organizuar, Limaj deklaroi se Kosovës i duhen në udhëheqje njerëz profesionistë, të urtë dhe me përvojë politike, njofton Klan Kosova.

Limaj tha se në programin e tij qeverisës, si koalicion i ndërtuar, do të angazhohen në parandalimin e ikjes së të rinjve nga Kosova.

”Jam i lindur për të respektuar institucionin. Unë e di çka do të thotë të jetë pjesë e Qeverisë së vendit tënd, e di se çka do të thotë të jesh deputet i Parlamentit tënde dhe asnjëherë nuk kemi gabuar. Asnjëherë s’kemi votuar në interesat kundër atdheut tim. Vendi im do t’i ketë në mënyrë të pakursyer shërbimet e mia. Ju takoj atyre njerëzve që dalin e vijnë, marrin përgjegjësi e janë të gatshëm të shtyjnë proceset. Ne sot jemi si koalicion apo si bosht politik në një moment të rëndësishëm”.

”Derisa ne do të shpalosim e do shpalosim idetë tona për të ardhmen, në anë tona ka një përplasje të forcave politike, vetëm për të fituar zgjedhjet. Ne nuk kemi dalë për t’i shkaktuar humbje askujt. Ne jemi dalë  me një ofertë politike për t’i ofruar fitoren e madhe vendit tanë dhe rialëve tanë bashkëpunimin. Përderisa të tjerët bëjnë me gisht nga njëri-tjetri dhe grushtohen me njëri tjetrin ne bëjmë me gisht për zgjidhjen e problemit tonë. Vendi ka nevojë për qetësi, përvojë, profesionalizëm, por vendi ka nevojë për vendime të mendjes së urtë. Vendi ka nevojë që me temat me rëndësi për atdheun të bashkohen energjitë pozitive”.

”Gjatë jetës time kam pasur shumë bashkëpunëtorë, kam parë anët pozitive të njerëzve, nuk ka  njeri në këtë tokë që nuk është i vlefshëm e që s’i duhet vendit. Në këtë mënyrë do të vazhdojmë edhe me rivalët politikë për të nxjerrë më të mirët nga ta. Derisa dikë e kanë kapë ethet e rezultatit, ne kemi ethe të tjera. A duhet Kosova të humb ende kohe për shkak të inateve, egoizmit individual? Kosovën e zhvillojnë e ndërtojnë dhe e mbrojnë të gjithë qytetarët e Republikës së saj. Ne jemi përpunim të ideve tona çka në ditën e parë pas zgjedhjeve. Qeverinë pas zgjedhjeve e presin tema të rënda, dialogu, liberalizimi i vizave”.

”Një nga temat urgjente që e presin Kosovën është, mbajtja e rinisë këtu pa ikur nga vendi, krijmi i kushteve për secilën familje, Kosovën e presin bujqit me idetë e tyre. Këto janë disa nga shqetësimet që e presin Qeverinë e Kosovës dhe Parlamentin një ditë pas zgjedhjeve. Me mua do t’i kthehemi dialogut, dhe jo vetëm. Në krye të Qeverisë, çështjen e Serbisë do ta përmbyllim. Po dëgjoj lloj-lloj rrahagjokse për drejtim të dialogut. E vetmja gjë që na ka mbetu pa përmbyll me Serbinë, është ndërtimi i fqinjësisë e kjo bëhet me mençuri bashkë me miqtë dhe aleatët tanë. Bëhet me njerëz me përvojë politike. Kosova sa herë ka qenë në tavolinën e bisedimeve asnjëherë nuk ka humbur – humb nëse ua kthen shpinën tavolinës së bisedimeve”.

”Asnjëherë s’do punojmë me interesat kundër atdheut të Kosovës. Ne duhet të jemi të gatshëm që njerëzve tanë t’ua them të vërtetën, koalicioni i Nisma-AKR-PD nuk e duam votën në emër të gënjeshtrës. Kosova ka shkuar në zgjedhje për shkak të izolimit. Kosovës nuk i duhen eksperimentuesit. Qytetarëve ju them me respektin më të madh kujdes nga eksperimentuesit. Mjerë Kosova nëse mbetet nën vullnetin e një individi, nën përkushtimin dhe guximin e vetëm një njeriu. E ndjejë veten të gatshëm për këtë detyrë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë