21:15, 8 Nëntor 2019

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se derisa procesi zgjedhor i 6 tetorit ishte në duart e qytetarëve, ishte i suksesshëm, por kjo ndryshoi pas mbylljes së vendvotimeve.

”Procesin zgjedhor e kam ndarë në dy pjesë dhe natyrshëm procesi zgjedhor i ka disa faza për ta marrë vloerësimin përfundimtar të suksesshëm ose të pasukseshsëm”.

”Në ditën e 6 tetorit, nga ajo që kemi parë nga dalja masive, nga respektimi deri në fund i ligjit nuk kemi marrë ndonjë shqetësim serioz i cili do të ndikonte në prekjen e ligjit të zgjedhjeve. Kemi besuar se jemi duke shkuar në një proces zgjedhor më të mirin deri më tani deri në ora 19:00”.

”Derisa procesi zgjedhor ishte në duart e qytetarëve ishte çdo gjë e jashtëzakonisht e mirë. Ajo çka ndodhi pas orës 19:00 e pastaj nisën të dalin defekte të panjohura për qytetarët e pastaj edhe për ne”.

”Një nga to ishte bartja e formularëve të rezultateve. Dikur vonë e kemi hetuar se Komisioni Qendror Zgjedhor ka lëshuar një formular me defekte, të cilat kanë sjell probleme me bartjen e rezultateve. Nga kjo pastaj deri tek zhvillimet e mëpasme”.

Limaj në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës, tha se më 6 tetor ka ndodhur keqadministrimi më i madh që ka mundur të bëhet në një proces zgjedhor të deritashëm në Kosovë.

”Nuk besoj që në Kosovë nuk ka pasur keqadministrim sesa tani”.

”Një shkelje masive e ligjit, papërgjegjësi totale, mosdrejtimi i procesit zgjedhor sic e parasheh ligji, gabim pas gabimi, shkelje pas shkelje apo siç e them unë Komisioni Qendror Zgjedhor në mënyrë masive e ka shkelur ligjin dhe në fund Gjykata Supreme e ndryshoi krejt ligjin”.

”Gjykata Supreme jasht kompetencave e ndryshoi ligjin e zgjedhjeve. Nuk është e drejtë e Valdete Dakës të themi nëse është ligj i mirë apo i keq. Ligji ndryshohet në Parlamentin e Kosovës përmes reformës. Në bazë të këtij ligji e kemi zhvilluar lojën elektorale. Çështja nëse është ligji i mirë apo i keq mund të flasim pas rezultateve”.

”Duhet të dihet a është respektuar ky ligj. Këtë ligj Komisioni Qendror Zgjedhor e ka shkelur”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë